BigScoop është një nga brendet më me renome dhe më i kërkuar në rajon, duke qenë i pranishëm me lokacione në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi. Deri në shtator, brendi parashihet të jetë i pranishëm në gjithsej 13 lokacione, ku të gjitha pikat përfshijnë hapsirë me mbi 300 m².
Gjatë dy muajve të fundit, BigScoop ka hapur lokacione të reja në Ring Mall dhe The Village në Ferizaj, dhe së fundmi edhe në Tiranë afër liqenit si dhe në qytetin e bukur të Vlorës. Secila prej pikave të reja kanë rreth 400m² hapësirë. Përpos hapjeve madhështore, lojërat për fëmijë, maskotat, akulloret falas, face painting dhe shumë aktivitete tjera shoqëruan hapjet e reja duke e theksuar qëllimin dhe dëshirën e shpërndarjes së pozitivitetit dhe ëmbëlsisë përmes produkteve dhe ambientit të mrekullueshëm.
Ndër të tjerash, BigScoop ka lansuar menu’në e re me produkte të reja dhe shumë të shijshme si Choco Brownie, Mini Pancakes me shije të ndryshme, Biscoff Lotus Cup, Banana Cup e shumë tjera. Choco Brownie, një prej produkteve të reja, është i shtresuar në copa çokollate dhe servohet me akullore të ftohtë dhe copa karameli, kurse Mini Pancakes vijnë si verzion i pallaqinkave amerikane mirëpo në forma të vogla dhe mund të kombinohen me dredhëza, lotus kremë, nutella dhe kombinime tjera.