BigScoop - Tani me lokacion në qendër

By: Fjoralba Krapi - Aug 06,2021

imageHeader

Pas hapjes së madhe të BigScoop në Rrugën B në Prishtinë, BigScoop ka hapur lokacionin e ri në qendër afër kinemasë ABC. Kjo hapje kompleton edhe më shumë rrjetin e zgjeruar të lokacioneve të BigScoop, ku deri tani janë hapur rreth 7 lokacione, përfshirë këtu edhe lokacionin në Tiranë dhe Ulqin.

Lokacioni i ri në qendër ofron një përvojë edhe më të mirë për punonjësit dhe klientët, përmes zgjerimit të konsiderueshëm të kapacitetit dhe përsosmërisë së dizajnit të hapësirës. Qëllimi i hapjes së kësaj pikë është tejkalimi i pritshmërive të klientëve të BigScoop si dhe të qenurit sa më afër tyre.

Përpos produkteve të dashura për të gjithë si Waffle, Crepe, Milkshake dhe shumë të tjera, BigScoop ka zgjeruar gamën e produkteve dhe tani ofron shumë mundësi ku mund të ushqeheni edhe gjatë mëngjesit, drekës apo darkës me produktet e njelmëta apo lëngje të freskëta.

“Momente të paharruara në BigScoop në Qendër të Prishtinës”

Alternate Text
Alternate Text

Shtesë tjetër e këtij lokacioni është edhe Party Room, që ofron hapësirë të jashtëzakonshme për të festuar ditëlindjet dhe gëzimet tjera familjare apo shoqërore. Kjo hapësirë ofron edhe Karaoke Room si aktivitet mjaft i gëzueshëm për të gjithë që rezervojnë hapësirën. Një vend si ky, përpos cilësisë dhe përkushtimit për produkte dhe shërbime, ju lejon të kaloni momente të lumtura dhe të paharrueshme.

Mos harroni ta vizitoni lokacionin e ri!

Share this article:

More From Our Blog

Vazhdon rritja e BigScoop - Lokacione të reja dhe Menu e re!

Read more

Ëmbëlsohu në vendin tënd, ëmbëlsohu në Big Scoop!

Read more